Tags

, , , , ,

Mirmëngjesiiiii të gjithëve! Shpresoj që keni me pasë një të martë të mirë!

Sa u gëzova kur rastësisht i gjeta disa foto të një tortes që e kam përgatit para dy viteve. Shum na ka pëlqy të gjithëve atëher kur “dikush i ka mbushë 40” saqë patjeter duhna përsëri me e përgatitë. Merr pak kohë mirpo ja vlen, simbas meje 😉
Shijen e ka të freskët, nuk është e randë edhe të bon mu ndi e “sofistikuar” kur ta shijon me një kafe. Ok, kjo e fundit ke vetëm shaka ose hajgare. Në realitet po më duket hajgare me përdor fjalën shaka mbasi që zakonisht nuk e pëdori përveqse kur boj “hajgare” 🙂 …ok, ndoshta po e kuptoni 🙂

IMG_1027IMG_1034Këtu është njeni “i paftyrë”, po mendoj vetëm në foto 🙂 duke e shiju torten me një kafe.
Deliciozeeeee 🙂

Me rëndësi: Para se të fillosh me përgatitë ëmbëlsirën lexoje mirë gjith tekstin në mënyrë që të kesh mundësi me e planifiku kohën, mbase nevoitet gjith nata me ndejt në friz.

Brumi:
  • 200 g gjalp
  • 3 ve
  • 4 dl sheqer
  • 1 lugë vanilj
  • 2 lugë mjaltë
  • 1 dl kakao
  • 1 lugë kafes krip
  • 3 dl miell
  • 0,5 dl qumësht
  • 150 gram qokolladë të grimcuar
Krema e manaferrave:
  • 4 fleta zhelatinë
  • 250 g manaferra të ngrira
  • 2 lugë ujë
  • 2 dl sheqer
  • 2 lugë vanilë
  • 4 dl ajkë
  • 3 dl jogurt të trashë

Brumi:

  1. Shkrije gjalpin e leje anash të ftohet.
  2. Përziej shpejt vetë, sheqerin, mjaltin kakaon, kripën e miellin.
  3. Shtoja gjalpin e shkrirë së bashku me qumshtin e qokolladën.
  4. Shtrije brumin në një tepsi të rrumbullakët të cilën e ke pais me letër gatimi (mundësisht tepsi që i hjeken kandet).
  5. Pjeke në mes të furrës në 175°c, afër 40 minuta. Leje të ftohet por mos ja hjek letrën anash se do të nevoitet për kremën më vonë!

Krema e manaferrave:

  1. Qite zhelatinën në ujë të ftohët.
  2. Jepju një valë të shpejtë mbi shporet manaferrave me ujë dhe sheqer.
  3. Nxerre zhelatinën prej ujit e qite mbi manaferra duke e përzi.
  4. Leje të ftohet pakëz e vazhdo e përzieje.
  5. Në një enë tjetër e tundë ajkën deri sa të trashet e pastaj shtoja jogurtin.
  6. Duke mos e ndal mikserin qite ngapak krem të manaferrave mbi ajkën me jogurt.
  7. Hedhe gjith masën e përgatitur të manaferrave mbi brumin që tashmë është ftohë.
  8. Leje të ngrihet gjat natës.
  9. Nxerre prej frizit dhe leje të shkrihet në temperaturë të dhomës 5 orë ose në frigorifer 12 orë.
  10. Mos harro e zbukuroje torten me disa manaferra.

IMG_1027Nuk qenka qaq ide e mirë me i shkru në blog gjanat që s’mundem me i provu sot se po lakmoj :)