Këto biskota shum të lehta i përgatita me Leushin sot 🙂 Kënaqësi me pasë pushim edhe me u kënaqë me picimulat. Normal jo ton kohën 🙂 nganjiher kisha dashtë me shku vetëm vet dikah në ndoj pushim edhe mos me mendu për kërkond, veq nganjëher 🙂
Nevoitet
- 5 dl miell
- 2,5 dl sheqer
- 4 lugë kakao
- 1 lugë vanilë
- 1 lugë e kafes bakin
- 200 g gjalpë
- 1 ve
Unë i shtova edhe pak mjaltë dhe 2 dl tërshërë pastaj e grimcova një jgysëm cokollade. I përzien të gjitha dhe i ndanë në 4 bruma të vegjel të cilët pastaj i qet në një forme dhe i shtyp me piru. I pjek 12 min në 200° dhe kur e hjek nga furra mbasi ka “pushu” disa minuta i pren biskotat në diagonale. Shpresoj që ju pëlqejnë 🙂
Pastaj kur të gjithë e kishin kohën e lojës vajzushja deshi me lujt Settlers of Catan, shumë lojë e mirë për ata që kan nerva me mendu menqëm edhe mos me u hidhëru kur nuk ju shkon mirë 🙂
Një ditë të këndshme ju uroj të gjithëveeee ❤