I pashë disa foto të ditës së mesit të verës edhe mu rikthy ndjenja 😊
Me mengjes doli vajzushja me mbledh lule mbrapa shtëpisë. Simbas “regullës” vallzimi e këndimi i ditës më të gjatë të vitit bëhet më së miri me lule në kokë 🌺
Patatet e reja të vitit janë edhe ato një “ligj” i pashkrum 😊 e poashtu edhe dredhëzat 😊
Tortja tejet e shpejt është me peta të gatshme 😊
Djaloshi mendoj që mundet me u zbukuru tortja edhe pak mbasi kemi shumë për me festu…verën, mbarimin e vitit shkollorë, pushimin per krejt familjen edhe përjetimet që kena me i pasë gjatë verës 😊
Ju uroj të gjithëve një verë të mbarë ☀️☀️☀️