Tags
ëmbëlsira, ëmbëlsirë, ëmbëlsirë e shpejt, blog shqip, bombica, bombica me tërshërë, bombicë, inspirohu, receta, receta shqip
Shkoi edhe ky vikend Nesër fillon edhe një javë plot punë. Djaloshi i madh ka skijim e mbasi ja përgatita rrobat e skijimit e qita edhe nje pemë e një termos mbi tavolinë mos me harru me i përgatit pak “cokolladë të ngroht” mbasi ka nevoj se ka me qenë jasht tan ditën. Ushqim ska nevoj me marrë mbasi që kan me përgatitë në skarë virshlle me shkollën. Këto bombicat përgatiten me tërshërë, shpresoj që ju pëlqejnë. Nevoitet:
- 100 g gjalp
- 1 dl sheqer
- 1 lugë vanilj
- 3 lugë kakao
- 3 dl tërshërë
- 3 lugë kafe të ftohët
- miell kokosi për garnim Unë e dyfishova masën në mënyrë që bombicat me qenë më të mëdha.
Unë zakonisht së pari i rumbullaksoj bombicat me dy lugë e pastaj me duar. Pastaj rotulloj bombicën në miell kokosi. Harrova me cekë se unë e ndava brumin në gjysmë e në njenën pjesë e hedha pak rum. Bombica të rendisura në kuti. Shija është magnifike me një gotë qumësht për të vegjël ose me një kafe – për të rritur 🙂 Bombica të shishme 🙂 …e kjo pema e vogël quhet “litchi” dhe vjen prej Azisë lindore.