Tags

, , , , , , , ,

Javën e kaluar vendosa me përgatit dicka prej kungullit. Prej Halloweeen duke mendu se cka me ba më të 🙂

Idenë se kisha se cka me përgatit por mbasi shum na pëlqen ëmbëlsira me karrota vendosa me provu të njejtën recetë vetëmse me kungull në vend të karrotës.

IMG_8897 IMG_8899 IMG_8903  IMG_8905IMG_8918  IMG_8919 Nevoitet për brum: 1 kungull 5 ve 5 dl sheqer 200gr buter 5 dl miell 1 lugë kanelë 1 lugë (kafes) bikarbonat Për fillin mbi: 1 portokall 3 dl sheqer pluhur 150 gr djath i butë Ndaje kungullin në gjysëm e pastroje brenda. Qëroje, dhe grimcoje me rendë. Perziej vezët me sheqer dhe pastaj shtoje yndyrën e shkrirë. Përzieje miellin me kanelë e bikarbonat në një enë e pastaj qiti mbi brum. Në fund ja qet mbi kungullin dhe e përzien edhe pak. Hedhe brumin në një tepsi të cilën e ke ly me yndyrë dhe pak miell kokosi (tepsia ime 30X40cm) dhe pjeke në furrë 40 min 200 °C.

Kur është pjekë ëmbëlsira leje të ftohet. Përzije 3 dl sheqerpluhur me 100 gram djath të butë (Philadelphia e kam përdorë unë) dhe pak lëng portokalli. Në fund përdore pak lëvore portokallit (shum të hollë se përndryshe del shija e idhët  prej lëvores) Dekoroje ëmbërsirën mbi me levoren e portokallit. Të bëft mirë!IMG_8922  IMG_8936  IMG_8939 Mbasiqë vetëm gjysmën e kungullit e përdora për ëmbëlsirën vendosa me eksperimentu me gjysmën tjetër. :)

Ndaje kungullin në copa të vogla 3X3 cm, qiti në një tepsi dhe hedhju mbi vaj ulliri, krip (të detit) dhe piper të zi. Fute tepsinë në furrë 40 min (ose deri sakungulli të zbutet! Voila. Mundesh me qitë në pijatë si pjesë shtesë e ushqimit (unë e servova së bashku me risoto) ose me shiju si paragjellë. 🙂

 IMG_8906  IMG_8943 IMG_8912 IMG_8950

Mmmmm delicioze 🙂