Tags

, ,

Desha me ju njoftu pak me një vend që e kemi zbulu këtë verë edhe ku i kemi kalu 4 ditë duke shku për Kosovë. Tropical Islands, resorti më i madh tropik në Evropë, gjendet afër Berlinit. Aty mundesh me u kënaqë në një temteraturë të këndshme të ujit brenda e jashtë (mrekuli ishte ditën e tretë kur dolëm me “shiku” pjesën e jashtme të Tropical e notova e u lava aq shum me fëmijët sa që krejt gishtat mu bonën si rrush i thatë 😊  Aty ka jacuzzi jashtë e brenda, reparti për fittness, pastaj relax, restorane të ndryshme, “rainforest” të cilin lodhesh duke e shetitë, edhe plazhë të madhe me rërë të bardhë e pallme 😊  Ka edhe shum e shum aktivitete për të gjith familjen. Na krejt të mahnitun ditën e parë e vendosëm që kët vend definitivisht duhet të shkojme e ta vizitojmë përsëri.

Kjo foto është prej balonit (po ka edhe balona brenda) Aq i madh është Tropica Islands sa që Kulla e Ajfelit do të mundej me u shtri pa problem ose tri Statu of Liberties kishte me ju mjaftu me i qitë një mbi një). Arsyeja pse fotoja e turbullt është sepse telefonin duhej me shti në një “cantë” speciale  reth qafës e jo me mbajtë në dorë, për shkak sigurie.Banimi shumë i lezetshëm me dy dhoma të vogla të fjetjes edhe pjesen e ditës me kuzhinë.

Ishte kënaqësi për krejt familjen edhe siq e ceka më herët dëshira është e të gjithëve me përjetu kët vend edhe njëherë, ndoshta gjatë stinës së dimrit.