…fillova të vrapoj! Yeyyy
Ska më arsye, jo se sot jam e lodhët, po pritoj, po bjen shi, ftohët jasht, po kollitem, po nxen dielli, hajt se nesër filloj… bla bla… Më në fund e vendosa edhe sot VRAPOVA për herën e parë përmbrenda këtij viti. Jipii 🙂
Para disa ditësh e lexova në një revistë (të cilën e parapaguaj) në të cilën e kishin përpilu nje listë me 10 arsye pse duhet të fillojmë të ushtrojmë. Stërvitemi e perdorin disa mirpo mu po më duket si të me vjen era djersë e keqe normal qe djersitem mirpo po e kuptoni…Jo që ka diçka të keqe me atë fjalë, unë jam për atë që të gjitha dialektet e gjuhës sonë të përdoren dhe të respektohen njësoj.
Tash ti kthehemi dhjetë arsyeve pse duhet të filloshë të ushtroshë:
- Ke me qenë person më i lumtur si person.
- Do të flesh më mire.
- Do të mban mend më mirë (ndoshta jo vetëm pozitive secilën herë 🙂 )
- Do të bëhesh më kreativ.
- Në fakt edhe do e zvogëlon rrezikun per kancerin.
- Do i mbush bateriat, dmth ke energji më tepër.
- Do të të ngritet vetbesimi.
- Do të jeshë më i shëndoshë.
- Do ta duron më tepër dhimbjen (psh atë te dentisti, ao kurr merr një injeksion…)
- Do të arrinë rezultate më të mira në punë.
E cila/i prej neve nuk dëshiron të ndërrmarr diçka që t’i arrijmë secilën nga këto pika?
Tani ju jeni duke mendu se unë jam shum e aftë në kët fushë dhe mbasi vetë ushtroj po shkruaj për ushtrimet por realiteti është se JO. Jam shumë përtace kur është fjala të ushtrojë dhe edhe unë si të gjith tjerët (jo të gjith por shumica) i gjej të gjitha arsyet e mundura për me ba diçka tjeter. Nëse e kini lexu në fillim të blogut kam shkru për peshen (apo mbipeshën 🙂 ) time me të cilën nuk jam e kënaqur. Nuk është edhe aq rezik mirpo do të isha ndi më mirë sikur ti kisha pasë minus 6-8 kg. Pata shkru kur paramendoj se sikur ti kisha pasë do patika më të mira (vetëm një prej arsyetimeve të mija 🙂 ) atëherë do të kisha fillu me vrapu. V mi dhuroj një palë para disa ditësh. Hmmm,… nuk po jam e sigurt por ndoshta ka dashtë të më thotë diçka me këtë gjest. Çka po mendoni ju?? Sidoqoftë shum po më pëlqejnë dhe dje e vendosa të dal. Muzikën në telefon vetëm e kisha përgatitë më herët, i vesha rrobat e duhura, e patikat “si ylber” 🙂 e krejt çka më kishte mbetë ishte me dalë prej derës. 1,2,3 dhe dola. Fillova si shqiponjë (ok jo bash se nëpër tokë isha duke vrapu mirpo ndjejna ishte ashtu) çfar vrapimi të mrekullueshëm isha duke bërë, dita perfekte me diell, mëngjes, kënga e mirë (Swedish House Mafia me Don’t You Worry Child) në vesh, (garant unë tuj u mundu me i thanë vetes se bohet mirë) një APP (RunKeeper e ka emrin) shum i mirë që ta tregon distancën e kaloritë që i djegë… mrekulli! “Time 5 minutes, distance zero point nine kilommetres” po më thotë në vesh e unë po buzëqeshi me vetveten tuj mendu se namin e bana 🙂
Rezultati përfudimtarë ishte 3.19km, 12 minuta dhe 162 kalori të djegura. A munda të vrapoj 3 likometra pa ndërpre JO nuk munda. Pjesërisht vrapova e pjesërisht eca, mirpo s’është me rëndësi. E rëndësishmja është që FILLOVA të vrapoj edhe shum po shpresoj që do të vazhdojë. JO, s’po shpresoj por do ta bëj edhe pikë! 🙂
E patikat që ma mbushën mendjen të dalë e të vrapojë janë këto më poshtë 🙂
Nëse një prej jush do të inspirohet dhë të filloj të vrapojë apo të mirret me fitness atëherë gëzohem shumë. Çdo ndryshim i cili do të thotë diçka pak mundim (sepse për më mirë nuk do ishim anku apojo) për neve është i vështirë në fillim. Mirpo është kënaqësi edhe një ndjenjë e mrekullueshme kur kemi mbërri në një pikë kur as nuk mendojmë por vetëm e bëjmë atë si një pjesë e jetës (si që i pastrojmë dhëmbet e i veshim rrobat çdo ditë pa u anku se vështirë valla e po shkoj me pixhama në punë).
1. Du blir gladare
När du tränar ökar produktionen av ämnen i din hjärnan som har förmågan att underlätta stress och ångest. Du blir på bättre humör helt enkelt, bara det är en god anledning till att snöra på dig träningsskorna när du har en dålig dag