Tags
ëmbëlsira, ëmbëlsirë, ëmbëlsirë e shpejt, bicikletat, blog shqip, Blogu Inspirohu, inspirohu, keksa, mjedra, oborr, pranvera
Ishim në oborr duke pastru dhe përgatitë oborrin për pranverë uikendin e kaluar. I regulluam edhe bicikletat pastrim/lyerje te zingjirëve për mos me bo ngic, ngic etj 🙂 dhe gjithashtu e patëm drekën e parë (virshlle në skarë) në oborr për kët vit.
Mbasi ishte pa plan nuk pata ndonjë ëmbëlsirë me rumbullaksu kët përjetim kështuqë hyna brenda edhe në shpejtësi vendosa dicka shpejt e shishëm me përgatitë. E qita orën e kuzhinës në 20 min me cingërru edhe fillova me i pergatit ëmbëlsirat. Në pjekje filloj me cingërru ora, dmth që përgatitja mori më pak se 20 min, ndoshta 15 🙂 Spo e shkruj hiq atë pjesën kur erdhi Visari e më pyeti nëse jam normal që po përgatis ëmbëlsira kur “so reni” 🙂
Rezultati i shkrehët 🙂
Nevoitet:
- 200 g gjalpë
- 0.75 dl sheqer
- 1.5 tsk vanilë
- 1 tsk bakin
- 0.75 tsk malen kanelë
- 4.5 dl miell
- 0.75 dl xhem
- 30 st forma të vogla letre (funksionon edhe pa to)
Përgatiti kështu:
- Shpërndaj format e letër në tepsi, lëshoje furrën në 200°.
- Qite gjalpën në një enë dhe qitja sheqerin, vanilën dhe bakinin mbi. Leje pak derisa të zbutet gjalpa. Përzije pastaj shum me mikser ose lugë.
- Shtoja kanelën dhe miellin dhe vazhdo e përziej.
- Ndaje brumn në 30 copa dhe rotulloje nganjë top prej secilës e qiti në letër.
- Me gisht të lakum ose lugë bëje një gropë në gjith topat.
- Qitju nga pak xhem të gjithave dhe futi në furrë të pjeken 12 min në 200°.
Një të diel të këndshme ju uroj të gjithëve!