Tags
Kam mendu se do të kem kohë të shkruaj më tepër, do të postoj foto të bukura të vitit të ri etj etj por NCUK. Koha, ajo që nuk e kam, po mi mbështjell punët pak 🙂 Kam qenë në skijim një javë dhe jemi kthy në shtëpi para dy ditësh e tani kemi mysafir për Vitin e Ri. Ju premtoj se do të shkruaj më shum e më shpesh vitin e ardhëm. Hehe, tipike me dhan permtime ne prag te vitit te ri e pastaj me i thy. Vetem këtë herë nuk po premtoj shum 😊
Ju uroj të gjithëve një vit të bukur e të hareshëm. Ju uroj të ju plotësohen të gjitha dëshirat e mira që i keni. Ju uroj që të kënaqeni me atë që jeni kudo që jeni e kushdo që jeni. Shumë përqafime nga unë keni të gjith lexues të dashur. Zara
🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉🎉
p.s. edhe 914 përqafime për ju që e pelqeni Inspirohu në facebook! Fotoja e vetme aktuale që e pata për momentin 🙂
Si përgatitet: Në realitet shum thjeshtë. Kërkon shum pak punë dhe pastaj kujdeset “për vetveten” në furrë. Copa e mishit këtu është 1,5 kg. Së pari e fërgova shpejt në të gjitha anët në fëltere që me marrë ngjyrë të bukur përreth. Mandej me thikë i bana vrima përmbi edhe në ato vrima e futa nganjë thalb hudre (10-15 copa). Pastaj vetëm krip edhe piper dhe e mbështjella me folie e e futa në furrë në temperaturë të ulët 150°. Pastaj e len të pjeket 2 deri në tri orë varësisht sa është copa e madhe. Shpresoj që e keni kuptu. I kam edhe disa foto të ketyre momenteve diku që ndoshta i publikoj më vonë (kur t’i gjej:))