Tags
blog shqip, Blogu Inspirohu, inspirohu, receta, spinaq, supë, Ushqim, vezë
Edhe një ditë punë. Ende e marte e edhe tri ditë punë deri në vikend. Nganjëher koha NUK fluturon 🙂
Darka sot ke e shpejt e shuuum e shëndetshme, Supë me spanaq. Vezët e ziera i plotësojnë proteinat që nevoiten. Nese don me përgatitë:
Fërgoje një qepë të grirë me gjalpë. Qite mbi spanaqin dhe fërgoje disa minuta me qepën. Hedhe mbi dy lugë miell (unë e sitoj me një mbajtse të cajit :)) pastaj qiti mbi 12 dl ujë së bashku me dy katrorë erëza (me vjen keq por s’më kujtohet emri shqip tash) dhe leje të vlon 7-8 minuta. Pastaj qit 2 dl ajkë, krip, piper dhe servoje me zezët e ziera simbas dëshirës. Ju boft mirë.