Tags

, , , , ,

Mbasi që i kam tre fëmijë 6-11 vjet kam mësu shum gjana gjat këtyre 11 viteve për ftohje, infeksione e bakterie. Së pari fëmijët e mij nuk jan asi që “kurrë s’ftohen as kurrë grip s’kan pasë”. Po, si edhe gjith fëmijët tjerë normal edhe fëmijët e mij kan pasë ftohje. Si nanë kam mësu natyrisht shum gjana mirpo këtu do të flas vetem për dy që zakonisht ndërlidhen. Temperaturën dhe antibiotikët. Kam mësu që temperatura e lartë nuk është aq e rrezikshme sa kam mendu unë dhe antibiotikët duhet ti respektojme e ti përdorim në raste të ralla. Sot kur fëmiu im ka temperaturë të lartë deri 39 nuk i jap barna, i rri afër, ja kontrolloj temperaturën kohë pas kohe dhe i jap langje apo akullore.

E kam ndi të nevojshme si nanë me shkru për këto gjana e shpresoj që sa më shum prind e lexojnë apo vetë marrin informata për antibiotikët. Mundesh edhe këtu me marrë më tepër informata!

 
Temperatura nuk është sëmundje!

Temperatura e lartë nuk është sëmundje, mjekët thonë se shum herë mundet me kalu në menyrë krejt natyrale. Temperatura e lartë vetvetiu nuk ështe aspak e rezikshme. Përkundrazi ajo është vetem një mënyrë e trupit për t’u mbrojtë nga infeksionet. Nëse merr barna për ta ulë temperaturën mesiguri të bon mu ndi mirë për momentin mirpo në realitet nuk do të ndihmon me u shëru më shpejt. Në të vërtetë vetëm ta zgjatë periudhën e shërimit. Ja vlenë edhe me cekë se të gjith njerëzit nuk e kan temperaturën e njejtë, e zakonshme dhe krejt normale është prej 36.0 deri 37.8. Mjekët thonë vetem ndëgjoj sinjalet e trupit. Nëse e ke ftoht mblulohu me një plaf nëse djersitesh hjeke plafin dhe merre një akullore apo pi dicka. Thjeshtë apo jo?

Termostati natyral i trupit, truri, e ngritë me qëllim temperaturën e trupit për të na mbrojtë nga virusët dhe bakteriet. Nëse e ulim temperaturën me ndihmë të barnave ne vetëm se  i pengojmë imunitetit tonë për ta kry punën e vet në menyrë natyrale. Nuk po them qe nuk duhet kurrë me përdor barna për ulje të temperaturës, ato janë të domosdoshme nëse fëmiu ka temperaturë shum te lartë dhe njikohsisht nuk lëviz, është shum i lodhur apo nuk han as pin, apo e vjell krejt qka e ka mrenda. Atëherë duhet të përdorim barnat, mirpo jo kur femiu ka pak temperaturë. Në raste të ralla temperatura e lartë mundet me sinjalizu diçka më serioze. Nëse ke disa ditë me temperaturë apo vështirë të përpihesh, vështërsi me frymëmarrje apo ngërça së bashku me temperaturë atëherë gjithësesi duhet ta kontaktosh mjekun. 

Thuaj JO antibiotikut!

Unë befasohem shum prej faktit që ende ndëgjoj shum raste që prindet ju japin fëmijve antibiotik si ta kuptojnë se femiu ka temperatur. Është shum gabim edhe ajo e shkatërron fëmiun. Skandinavia është shum anti sa i përket antibiotikëve. Ato përdoren vetëm në raste të jashtzakonshme. 

Bakteriet dhe virusi shkaktojnë infeksione të cilat përafërsisht i kanë simptomat e njejta. Antibiotiku ndihmon kundër bakterieve  mirpo JO kundër virusit. Nëse përdorë antibiotik shpesh atåeherë bakteriet do të bëhen rrezistente ndaj antibiotikut. Rrezistencë dmth që bakteria i ndërron cilësitë edhe i qëndron antibiotikut. Është me rëndësi që vetëm me përdorë antibiotik kur ske rrugdalje tjetër. Sa më teper që përdor antibiotik aq më tepër bëhen bakteriet rrezistente ndaj antibiotikut i cili ka me humb efikasitetin e vet.

Është shum interesante me cekë që në pjesën jugore te Europës ende mundesh me ble antibiotik pa recept në barnatore, diçka që nuk është e mundshme në vendet e zhvilluara të Europës. Mbasiqë antibiotiku përdoret me një sasi te madhe në Ballkan e në Lindje edhe rrezistenca e bakterieve në këto vende është shum më e madhe. Dmth që antibiotiku as që ndihmon më tutje. Për atë arsye, mendo mirë para se tja japësh fëmiut tënd antibiotikun. Mendo për të ardhmen e tij, ndoshta vjen një ditë kur do ti nevoitet e nëse e ka përdorë pa nevoje e ka humb shansën me i ndihmu kur vërtet ka nevojë.

antiblogo

Të lutem mendo për këte e merr më tepër informata herën tjeter kur fëmiu yt ka temperaturë të lartë. E nëse nuk je prind vetë shpresoj që do ta njoftosh së paku një prind që fëmiu i tij me i shpëtu antibiotikut!