Tags

, , , , ,

Te gjitha shqipet e dijnë se 28 nëntori 1912 është Dita kur Shqipëria  e shpalli pavarësive e vet. E dijnë edhe se ngritja e flamurit është ba në Vlorë. Por??

  • Pyetje: A e dini se kush e kishte robëru Shqipërinë deri atëherë???
  • Përgjigje: Perandoria Osmane!

Afër 500 vite robëri nuk jan pak por nuk kemi pasë tjetër rrugdalje, atëherë.

Flamuri kuq e ziIronia e kësaj është që ende po na robërojnë “shum prej neve” bile tani as që kan nevojë me qenë në vendin tonë, e me na pushkatu e dhunu e tj për me na përdorë si marioneta. Tani të gjitha punët kryhen prej së largu. Jemi aq të shpërlar në trurin tonë sa që as që jemi të vetdijshëm për kët fakt.

Sot në vitin 2014 (102 vite mbas pavarësisë) thot një plak diku në Kosovë “n’kofsha turk” me mburrje në të njejtën mënyrë si kur e kan dhan BESËN E SHQIPTARIT. Ju kujtohet “BESA E SHQIPTARIT”? Ajo që eshtë dallesa më e shquar e shqipeve??

Imagjino në të ardhmen, diku reth vitit 2108, edhe 96 vite, kur Kosova ka qenë shtet 100 vite, e kur shumica prej neve sjemi më. IMAGJINO nipat e mbesat tona, shqipet e së ardhmes, me dashtë me u ba shkije, serb apo quaj si të duash. Imagjino, me dashtë shqipet edhe më pak se 100 vjet me u ba si shkijet, me i festu festat e tyre, me u vesh sikur ata, me u duk sikur ata, me i pergatit ushqimet e tyre e ruajt traditat e tyre me plot dashuri e respekt. Imagjino që ato shqipe me u mundu edhe tjerat shqipe me i bo sikur veten, me i SERBIZU.

Vetëm po them IMAGJINO edhe me shum keqardhje po e them se po frigohem që nuk ka me qenë e pamundur. PO, e di se njerëzit ndryshojnë edhe ecin me kohën, munden me falë e të gjitha por BRAINWASHED.

Gëzuar ditën e flamurit SHQIPE!

Edhe në kët moment po mendoj se postimi im i ardhëm definitivisht duhet me qenë me ndoj recetë se siq e kam cekë ma herët un nuk mirrem me politikë dhe nuk di shum gjana për te por realisht shpresoj se ata që dijn më mirë jan më optimist. 🙂