Tags

, , , , , , , ,

Sot e pata një ditë shum të mirë në punë. Ishim në një vend ku nxënësit mund të experimentonin shlirë me shum gjana të ndryshme. Megjithëse shum të lodhur të gjith ishin shum të kënaqur me vizitën dhe me dëshirë i tregonin përjetimet e tyre kur ishim të ulur në tren duke u kthyer në shkollë. Tom Tits Experiment gjindet në Södertälje afër Stockholmit.

Kur u ktheva nga puna e përgatita kët darkë për familjen. Është e shëndetshme dhe me shum perime të fërguara pak në mënyrë që ta ruajn ngjyrën dhe elasticitetin.

Çka nevoitet:
Filetë e pulës 1 kg
2 speca të kuq
një kungull i gjelbër
2 thalba hudhre
10-15 cm preshë
3 dl “mazë”, “ajkë”
krip dhe piper

Si përgatitet:
Fërgoje filenë e pulës në një “wok” fëltere 7-8 minuta. Zbraze fëlterën në një enë dhe qiti perimet të fërgohen. Unë ketu kam përdorë 2 speca të kuq, një kungull të gjelbër të gjatë, dy thalba hudhër dhe një gjysëm preshë (10-15 cm). Kur i fërgon edhe perimet 5-6 minuta (ska nevojë më tepër) e kthen edhe filenë e pulës në fëltere dhe i fërgon bashk edhe disa minuta. Ju qet mbi krip dhe piper dhe i gotë ajkë (se di si quhet vetëm p.sh. ajo që e përdorni për speca??)
Këtë e servoni me bukë, oriz ose patate të ziera! Shpresoj se ju pëlqen!

bild 2 (5)Fërgoje së pari mishin e pulës dhe përgatiti perimet në ndërkohë.

bild 3 (3) Shpërlaj dhe ndaj perimet që nevoiten (spec, hudhër, kungull)

bild 5Edhe preshën e lanë mirë (shum me rëndësi) dhe e prenë. Mbasi fileta e pulës fërgohet hjege nga fëlterja dhe qiti perimet të fërgohen për disa minuta.

bild 3(2)Ktheje përsëri pulën në fëltere dhe hedhju mbi ajkën. Lei të fërgohen së bashku në mënyrë që të “përqafohen” shijet me njena tjetrën.

bild 4(1)Qiti mbi krip dhe piper simbas nevojës dhe shijoje me bukë ose me oriz të zier! Ju bëftë mirë!