Tags

, , , , ,

Sot inspirohu ta gatuash një brownie! Mos u arsyeto se s’ke kohë, apo se është vështirë apo se po bjen shi 🙂 Just do it!

Shpesh e përgatis kët ëmbëlsirë se na pëlqen të gjithëve dhe shkon shum shpejtë. Megjithëse shum e lehtë të përgatitet është diçka që gjithmonë me shum shije e ha. Jo po shifet, është garant dikush prej juve duke mendu 🙂

Sidoqoftë është tejet e domosdoshme me kuptu rëndesinë e “lehtë dhe shpejt” nëse don me mbërri me të gjitha punët që duhet të kryhen “patjetër” gjatë një dite, kur ke fëmij. Thjeshtësia me kët ëmbëlsirë është se krejt masën e përgatite në të njejtën tengjere dhe ske as nevojë për mikser, mund të përziesh me dorë (ok jo dorën me futë në tengjere mirpo me dorë me mbajt “lugën” apo “telin” me të cilin zakonisht përzien gjanat 🙂 )

Çka nevoitet:
200 gr gjalp
3 dl sheqer (3 filgjana)
3 vezë
2 dl miell
5 lugë kakao
1 lugë vanil

Mbi: 1 lugë sheqerpluhur

Si e përgatitë:
1. Lëshoje furrën në 175°.
2. Shkrije gjalpin në një tengjere.
3. Hjeke tengjeren prej rigllës dhe qitja mbi sheqerin dhe vezët. Perziej mirë. Qiti mbi miellin, kakaon dhe vanilën.
4. Derdhe krejt masën prej tengjeres në një tepsi të rumbullakët (diametri 24 cm) të cilën e ke lyer dhe pluhrosur me troha të bukës/miell/miell të kokosit (cilado prej këtyre funksionon).
5. Pjeke në mes të furrës përafërsisht 15 min. (Atëher kur kan mbërri qoshet të forcohen e mesi ende është i qullët e hjek nga furra).
6. Kur të ftohet ja qet mbi sheqerpluhurin edhe e servon me krem apo akullore dhe pemë. Unë këtë herë e servova me rrush dhe kremvanilë.

image bild 1(5)bild 2(5)

bild 3(3)…dhe përjashta në verandë gjithçka shijon më mirë 🙂

Shiko poshtë edhe një foto e lezetshme (një ditë më pas, me akullore) ku familja ime e dashur i lanë në gjysmë të gjitha aktivitete e tyre (dikush vizatim, dikush kompjuter, dikush rruza në pe e dikush ipad) e vrapojnë ta kenë një moment të ngrohët familjarë me ëmbëlsira e kafe! NOT! 🙂

bild 1(6)…ende po i pres 🙂