Tags
biskota, blog shqip, e shtunë, inspirohu, keksa, lemon curd, limon, Pushim, receta, verë
E shtunëëëë, dhe edhe dy ditë pushim 🙂
Sot për mëngjes – simbas traditës sonë – përgatita pallaqinka. Recetën nuk po e qes mbasiqë të gjith mendoj se i përgatitni në menyrat e juaja. (Nëse megjithatë të nevoitet shkruaj në inbox.)
Pastaj, për me vazhdu me qenë “healthy” i përgatita edhe këto biskota me lemon curd. Të thjeshta e të mrekullueshme.
Për momentin po mendoj më e mira e së mirave kur të keshë një punë është se din ta vlerëson pushimin 🙂
Biskota me lemon curd
Çka nevoitet:
200 gjalpë
2 dl (1 gotë) sheqer
1 lugë vanilë
3 gota miell
1 lugë bakin
Mbushja:
1 dl “Lemon curd” (1 filxhan)
Si përgatiten:
1. Leje gjalpin në temperaturë të dhomës derisa të zbutet.
2. Qitja mbi sheqerin dhe vanilën dhe përziej mirë.
3. Përzije së pari miellin me bakin e qiti mbi masë.
4. Qiti format e letrës në një tepsi (edhe ne tepsi me letër për pjekje funksionon)
5. 24-30 kuleq të rumbullakët i bën dhe i shtypë në mes me gisht.
6. Qite me lugë ngapak lemon curd (blehet ose përgatitet në shtëpi)
7. Pjeki në mes të furrës 15 minuta në 200°C
Rezultati përfundimtarë 🙂 po më bon me mendu për qiellin e kaltër e për diellin e verdhë, thjeshtë verën 🙂