Tags

, ,

Së pari  e shkruva titullin “Mikeshat për darkë” e mu kujtu që “për” do të thot që i kam ngrën mikeshat dicka që natyrisht nuk bonn me ndodhë 🙂 edhe e përmirsova 🙂 E tash duke e përmirsu gabimin mu kujtu një maicë që e kam pa diku “I’m silently correcting your grammar” 🙂

Mbram i kisha disa mikesha në vizitë. Kaluam hatashëm! Ishte një mbrëmje e tipit “knytkalas” që do të thot secila përgatitë dhe mer me vete ndonjë ushqim që shtrohet në një tryezë e pastaj shërbehen te gjithë vetë. E mira dhe qëllimi me këte lloj feste është që me i rikthy kontaktet e vjetra dhe me i njoftu të tjerët mes veti. Shpresoj që edhe TI inspirohesh ta bësh dicka të tillë. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme të cilën së shpejti shpresoj ta organizoj përsëri.

Unë përgatita cupkakes në mes tjerash. Së shpejti do ta publikoj edhe recetën por tash po ju jap vetëm një foto të këtyre mrekullive të vogla 😉

image

Fotot poshtë nuk i kam bër vet, vijnë nga Keti (që me që ra fjala është një fotografe e mrekullueshme).

imageimage