Tags
Cilat vende me i vizitu në Paris, Kurthat turistike Paris, Paris, pushime, Vikend në Paris, Vizitoje Parisin
Mirmëngjesi të gjithëve! Shpresoj që po kënaqeni me një ditë të lirë pune – ju që e keni të lirë, e ju tjerët shpresoj që kaloni mirë në punë sot.
Vendosa me publiku postimin e fundit për Parisin sot, për mos me e tepru 🙂
Atëherë, nëse i ke vetëm tri ditë në Paris cilat kurtha turistike nuk bon me i harru?
Nr 1
Louvre është muzeu më i vizituar në botë. Për me vizitu brenda nuk të mjafton një ditë e plotë, nevoiten dy ditë. Nëse nuk e ke atë kohë vizitoje prej jashtë. Mos u irrito prej krejt shitësve që të afrohen shum afër e të lusin me ble ndoj suvenir të lirë nga Kina 🙂
Nr 2
Parisi vet është si një muze. Ndërtesa fantastike të vjetra gjithandej e parqe e hapsira të mëdha në të gjitha anët. Nëse e ke kohën e mirë një piknik në cilindo park është i lezetshëm sidomos nëse ke ecë shum kilometra gjatë ditës për me thithë sa më tepër Paris. Këtu poshtë fotot jan prej Muzeut Rodin. Skulptori Rodin, ndoshta me i njohuri i kohës së vet, i cili normal s’ka qene aq i respektum para vdekjes. Tash është, edhe e ka muzeun në të cilin ruhen edhe të gjitha “gjysëmpunet” që i ka fillu ndojher.
Ndoshta kisha mujt me jetu në kët vend me ket bashqe! Nddoshta 🙂
Balzaku
Eva
Nr 3
Pjesa e ashtuquajtur Latine e Parisit është e domosdoshme me e vizitu. Ulu në cilindo restoran edhe kënaqu me rethin e atmosferën në pergjithësi.
Nr 4
Notre Dame, Katedralja me e vjetër në Paris është e pamundur me e harru. Nese gjithashtu edhe e ke pa filmin ….. atëherë edhe më tepër të tërhjek kjo katedrale të cilën nuk bon mos me e viitu. Për me bo edhe më të mundshme vizitën hyrja është pa pagesë (kushton vetëm nëse don me hypë në “minare”
Nr 5
Kisha më e bukur në Paris, simbas meje me shtrirjen më fantastike dhe me një panoramë magjepse të Parisi si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës është kisha Sacre Ceur.Gjynah me e lanë Parisin pa e pa për së afërmi ndërtesën e bardhë magjepse
Nr 6
Cafe de Flore dhe Les Deux Magots, dy kafenetë me një histori të gjatë për të cilat nuk po shkruaj më teper mbasi atyre ju kam kushtu një postim këtu.
Nr 7
Versailles është 40 min me tren prej Parisit. Neve nuk na premtoj koha se edhe aj eshtë një vend i cili ta merr një ditë të plotë por nese e ki kohën vizitoje. Unë do ta vizitoj një ditë.
Nr 8
Triumgbågen, që gjindet në Champs elyse me 234 shkallët e sajë me një pamje të krejt Parisit ëshë edhe ajo një pikë turistike shumë e vizituar. Pse, se Napoleoni është i varrosur aty.
Nr 9
S’kemi hy brenda vetem duke bredhe mbrijtem edhe te rruga e “gjunaheve” Moulin Rouge – nese edhe e ke ka filmin me te njejtin titull te duket edhe me interesant.
Nr 10
Dhe për fund ndërtesa më e famshme e Parisit, Kulla e Ajfellit me 324 metrat e sajë qqë e shëndrit Parisin gjatë natës. Tani esh¨te atrskcioni turistik më i madh në botë. Ishte konstrukcioni më i lartë në botë deri në 1930. E ndërtuar me hekur sudez. Ajo kulla që së pari ju ka ofru Barcelonës mirpo ajo eshtë falenderu dhe ka thënë se sja vlenë një objekt kaq te madh e kaq jointeresant me vendos në mes të qytetit 🙂
Këto fotot më poshë janë prej Kullës ku pamja është shum magjepse. E shef krejt Parisin mbasiqë mundesh me u sillë 360°
Ajo ndertesa më e lartë e bardhë është kisha Sacre Ceur. Kjo ecja, po ECJA në këmbë prej kullës deri te kisha, deri te shum pika që deshëm me i vizitu kur u përmbledh na mbushi mbi 40 kilometra ECJE. Shum shumë e nevojshme kjo ecja se ushqimi i mirë edhe croissant vend e pa vend e kalori pa kufi duhej me i balansu ngapak.
Kaq ishte për vizitën time në Paris.
Shpresoj që të ka pëlqy edhe që normal je inspiru me e vizitu Parisin, që simbas meje eshte the hottest spot on Earth. Unë shpresoj që do e vizitojë edhe shumë herë 🙂