Tags

, , , ,

Kafeneja ndër më të vjetrat dhe më prestigjiozet në Paris, Cafe de Flore.
Nëse shkon atje patjeter duhesh me vizitu edhe me hy një një atmosferë të kohës së shkuar 🙂


Hotelin, Hotel Bel Ami, e kishim vetëm 100 hapa prej kafenesë “Cafe de Flore”. Edhe pse cmimet ishin pak të  mbivlerësume ndjenja ishte se ja vlenë me pi një kafe mu në vendin ku Pablo Picasso, Hemingway, Sartre e James Joice e kan pasë zakon me i kalu mbasditat e mbramjet duke i shkëmby mendimet (e ndojher edhe dashnoret nëse ju besojmë thashethënave) 🙂  edhe normal duke shkruar, reth viteve të 20-ta.

img_3274

Një kafene tjetër në të cilën poashtu këta artistët kan kalu kohë ishte Les Deux Magots. Aty rastësisht u ulëm me pi një kafe një mëngjes se ashtu na ngrehi atmosfera e mirë. Pastaj e kuptova që edhe kjo në një mënyrë një kafene historike. Megjithëse ngado që u ulëm për një kafe me një croissant ndjenja ishte njejt e lezetshme.

Edhe e mira me “croissant vend e pa vend” ishte  sepse e vendosa me besu se jashtë shtetit kaloritë nuk më numrohen 🙂

img_3456img_3414

Kaloni një të premte të mrekullueshme!