Tags
Nganjëherë mjafton me “rivizitu” një vend që e ke vizitu shum herë për me pasë përjetime krejt të reja. Sidoqoftë asnjëherë nuk është vendi i njejtë. Ketë verë kemi shku në plazhe në këmbe cdo ditë. Të madhen, kuptohet 🙂 Plani ishte me pushu dy ditë dhe me u nisë pastaj për Sarandë (vend për të cilin shum kom ndëgju por se kom vizitu). Mirpo kur e kuptuam sa shum orë vozitje kishte Ulqin – Sarandë e anulum planin dhe vendosëm me ndejtë në Ulqin. Sarandën do ta vizitojmë ndojher tjeter ndoshta me fluturim deri në Greqi në ishullin afër e pastaj me taxi deri atje. Të shofim!
…
Një ditë duke u kthy nga plazha nga larg ishte duke ecë një tufë e deleve në drejtim tonin. Së shpejti do të takoheshim. Ndjenja shumë e mirë deri në momentin kur e pashë një qen (lexo ujk) që dukej shuuum i rezikshëm edhe në një mënyrë e “kontrollonte” terenin ndoj metër larg deleve. Derisa qeni ishte duke u afru Visari na tha mos me lëvizë edhe na krejt për disa momente ishim të shtangun duke e përcjell me sy qenin se sa po na afrohet edhe si po reagon. Qëndruam ashtu me fëmijët mbrapa neve derisa aj e kuptoj që s’jemi të rrezikshëm për tufën e tij dhe vazhdoj rrugën e punën e tij. Mbasiqë u sigurova që “shpëtum” e nxora telefonin me bo ca foto. Nuk pati ndoj shans me më shku mendja me nxerr telefonin e me bo foto më herët 🙂
Kështu kur e rrezikon njeri jetën e vet për me bo foto për lexuesin 🙂
Qenin normal që se kam në foto 🙂
Promenada ditore ishte një përjetim i ri gati cdo ditë!
Kët të fundit e shpëtuam se ishte duke ecë në mes të rrugës. 🙂
Përjetime të lezetshme!