Sa u ktheva prej punës me knaqësinë më te madhe që është e premte. U ulëm me tre picimulat e mij të mirë edhe mbasi u informum për ditën e secilit edhe ashtu të gjith të kënaqun me ndjenjën që është fundi i javës shtruam mbi tavolinë chips e gjana të së premtes edhe filluam me shiku një film bashk. Visari tha që po rrin në AW (after work).
Pastaj hyna ne fb ku më doli para syve lajmi për Rebekën. Sot kishte vdekë!…sa u mërzita edhe pse nuk kam njoftë por pak kontakt kam pasë me të në msn.
Mundesh më poshtë me e lexu një shkrim të saj që e pata botu këtu në blog vitin e kalum. Aq thjeshtë e shkruar edhe aq më pat pëlqy… .sa e re edhe e ka kuptu sekretin e jetës.
Shpresoj që edhe ju e kuptoni.
Realisht shpresoj që edhe unë vet ja di vlerën jetës sa duhet e di me e shiju.
Shpresoj!
S’jam as afër me e kuptu dhembjen nanën e Rebekës, e shpresoj që kurrë s’kam me kuptu. Në “The Fault in Our Stars” thot Hazel, “Ekziston vetëm një gjë më e keqe se me pasë kancer – me pasë një fëmij që ka kancer”.
Ngushllime familjes!
Këtu mundesh me lexu edhe pjesën tjetër qe e shkruan Rebeka kur ishte 17 vjet, vitin e kaluar.
Besimtar ose jo, kerkush ska qene atje nalt e mu kthy me na tregu qe PO ka jete mas vdekjes… Keshtu qe shume thjeshte “shijo qito qe e ki”.
Me të vërtetë, shijoje kët jetë e mundohu me e ba më të mirën prej sajë se nuk e din se cka të pret nesër!